Republika e Kosoves

Prizren

Analiza laboratorike shëndetësore për qytetaret e Zhupës në Reqan

2018/11/02 - 9:05

Pas konstatimit të gjendjes së QMF-së në Reçan javë më parë nga vizita e drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu, nga sot kanë filluar të bëhen ndryshimet për t’i përmbushur nevojat e banorëve të asaj ane.

Kështu, në këtë QMF sot ka filluar të funksionalizohet laboratori, në të cilin do të mund të kryhen shërbimet bazike laboratorike.

Rreth 13,000 banorë të rajonit të Zhupës tanimë kanë mundësi që analizat e pasqyrës së gjakut, urinës dhe glikemisë, t’i kryejnë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Reçan, ndërsa së shpejti do të bëhen edhe analizat për matjen e yndyrnave.