Republika e Kosoves

Prizren

Qarkullimi kualitativ dhe i sigurt në rrugë prioritet yni

2018/10/16 - 4:07

Në kuadër të projektit për rehabilitim të rrugëve me asfalt, po zhvillohen punime në pjesë të ndryshme të qytetit, sipas planit dinamik të Komunës.

Intervenime të tilla së fundi janë bërë në rrugët “Enver Hadri”, “William Walker” dhe “Leskovci”.

Mirëmbajtja dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore mbetet proces i vazhdueshëm i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, me qëllim të krijimit të kushteve për qarkullim normal të automjeteve.