Republika e Kosoves

Prizren

ASB, i jep donacion QKMF-së në Prizren pajisje shëndetësore me vlerë 10.500 euro

2022/09/21 - 8:16

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, sot morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së ndihmave nga Organizata Gjermane ASB me donacionin e Aktion Deutschland Hilft, e cila përkrah pesë Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunat e Kosovës, për lehtësim në përballje me pandeminë Sars- Cov-2.
Vlera totale e donacionit për QKMF – Prizren është rreth 10.500 Euro.
Pakoja përmban: Inhalator, sterilizator, EKG 12 kanale Mr. Grey Aspel, oksigjen koncentrator 5 – litra Elmaslar, bocë oksigjeni çelik e kaltër 50l, aspirator etj.
Gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Prizrenit.