Republika e Kosoves

Prizren

Asfaltohet dhe zgjerohet rruga Lubizhdë – Skorobishtë

2020/09/09 - 8:38

Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka filluar punimet për zgjerimin e rrugës Lubizhdë – Skorobisht, duke qenë në konsultim të plotë me banorët që do të përfitojnë nga ky projekt.

Në kuadër të këtij projekti, do të bëhet zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës ekzistuese dhe shtruarja me asfalt me gjatësi rreth 5418m dhe me gjerësi 5m.

Po ashtu kualiteti i projektit do të verifikohet përmes mbikëqyrjes së drejtorisë dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve.