Republika e Kosoves

Prizren

Avancohen shërbimet komunale për qytetarë dhe kushtet e punës për punonjësit

2021/06/08 - 7:46

Administrata Komunale, tanimë ka hapësira tërësisht të renovuara ku qytetarët mund të marrin shërbime më efikase dhe punonjësit kanë ambiente më të përshtatshme të punës.
Bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, sot pamë nga afër punët e kryera, ku janë renovuar rreth 500 metër katror të kësaj drejtorie. Në kuadër të këtij projekti, është bërë funksionalizmi i sallës së testimeve ku do të testohen të gjithë ata që aplikojnë në konkurset e Komunës dhe do të mund të vëzhgohen online nga Prishtina përmes sistemit të kamerave.
Po ashtu janë funksionalizuar salla e mbledhjeve që do të mund të shfrytëzohet nga drejtoritë e ndryshme për nevojat e tyre, salla e veçantë e auditorëve të jashtëm si dhe është bërë renovimi i tërësishëm i sallës së punonjësve.
Reformat administrative në Komunën e Prizrenit, i patëm filluar nga Drejtoria e Financave, ku i patëm hequr xhamat në mes të qytetarëve dhe zyrtarëve, pastaj në të njëjtën mënyrë vazhduam edhe në Qendrën për Shërbimet të Integruara ku tanimë nuk ka asnjë barrierë që e pengon kontaktin e qytetarëve me zyrtarët.
Së fundmi, duke i nivelizuar pagat dhe duke i pajisur zyret me pajisje të teknologjisë së fundit, jemi munduar që t’i motivojmë sa më shumë punonjësit më mënyrë që të jenë sa më efikas në punë