Republika e Kosoves

Prizren

Bujqësia është një nga sektoret kryesore të zhvillimit ekonomik në komunën tonë

2021/02/16 - 7:15

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe udhëheqësja e Zyrës Koordinuese për Bashkëpunim Zhvillimor të Austrisë në Prishtinë (ADA), Sandra Horina, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës do të bashkëfinancohet projekti SIRED (Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural), që ka për qëllim rritjen e të ardhurave dhe produktivitetit të prodhuesve bujqësorë, duke promovuar sisteme të reja e të qëndrueshme për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në treg.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, për realizimin e këtij projekti që do të implementohet nga Caritas-i Zviceran, Komuna do të ofrojë 15.000 euro, ndërkaq Zyra Koordinuese për Bashkëpunim Zhvillimor të Austrisë (ADA), do të sigurojë fonde financiare në vlerë prej rreth 100.000 euro.
Me këtë rast, kryetari Haskuka, deklaroi se zhvillimi i bujqësisë është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik, andaj puna e Komunës së Prizrenit në këtë drejtim do të rritet çdo ditë e më shumë.