Republika e Kosoves

Prizren

Check-Up për fëmijët me Autizëm

2021/04/02 - 9:50

Me rastin e Ditës Botërore të Autizmit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, me datën 4 prill 2021, organizon check-up për fëmijët me Autizëm dhe Çrregullime të Sjelljes.

Vizitat do të realizohen nga doktoresha e QKUK-së në Prishtinë, Dr. Lidra Shabani, psikiatre e fëmijëve.

Të gjithë të interesuarit për marrjen e këtij shërbimi mund të lajmërohen tek koordinatorja e projektit, në numrin 044-217-360