Republika e Kosoves

Prizren

Debat Publik – Leje Mjedisore e Integruar

2022/01/05 - 11:22

Duke u bazuar në Nenin 57 të Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit Nr. 03/L-025, operatori i kompanisë I.M.N. ‘’Tulltorja’’ Sh.p.k. Fabrikë për prodhimin e bllokave dhe produkteve nga argjila, Landovicë, zona kadastrale Piranë,   Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, organizojnë:

 

DEBAT PUBLIK

Për Aplikacionin për dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar

Njoftohet  publiku i interesuar se më datë:  21.01.2021, në ora: 12:00, në hapësirat e  Restaurant KAG Oil i cili gjendet tek rrethi i autostrades (dalja veri), Komuna e Prizrenit, do të organizohet debat publik nga operatori i kompanisë I.M.N. ‘’Tulltorja’’ Sh.p.k. Fabrikë për prodhimin e bllokave dhe produkteve nga argjila, Landovicë, zona kadastrale Piranë, Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Debati publik do të organizohet për aplikacionin për dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar.

 

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon në implementimin e projektit.