Republika e Kosoves

Prizren

Debat Publik – Raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis

2022/05/12 - 1:08

 

 

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, Kompania I.M.N. “Tulltorja” Sh.p.k Landovicë, Prizren, në bashkëpunim me Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, organizojnë:

 

DEBAT PUBLIK

 

Për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për shfrytëzimin e argjilës për prodhimin e bllokave dhe produkteve tjera në Sërbicë e Poshtme, Prizren.

Njoftohet  publiku i interesuar se më datën  10.06.2022 në ora 09:30  në hapësirat e restorant “KAG OIL” në rrugën tranzite Prizren-Landovicë, do të organizohet  debat publik nga kompania I.M.N. “Tulltorja” Sh.p.k Landovicë, Prizren, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Debati publik do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për shfrytëzimin e argjilës për prodhimin e bllokave dhe produkteve tjera në Sërbicë e Poshtme, Prizren.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM

https://us04web.zoom.us/j/79992842320?pwd=6MmyuycBAmXyD9qNFNZSwg2Cpczjdq.1

Në linkun e mëposhtëm  mund të gjeni raportin e VNM-së për kompaninë I.M.N. “Tulltorja” Sh.p.k Landovicë, Prizren për shfrytëzimin e argjilës për prodhimin e bllokave dhe produkteve tjera në Sërbicë e Poshtme, Prizren.

https:// mmphi.rks-gov.net/dokumentet_dhe_publikimet/279/publikimet

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.