Republika e Kosoves

Prizren

Dëshmorët e kombit janë emblemë e lirisë dhe shtetit të pavarur që sot e gëzojmë

2021/02/17 - 7:46

Me rastin e shënimit të 13 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorët komunalë, sot kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.
Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se dëshmorët e kombit janë meritorët më mëdhenj të lirisë dhe shtetit të pavarur që sot e gëzojmë të gjithë ne si qytetarë sovranë të Republikës së Kosovës. Andaj, shënimin e përvjetorit të 13-të Pavarësisë, sot e filluan së pari duke u përulur, lavdëruar dhe nderuar dëshmorët që dhanë gjithçka për këtë ditë të shtrenjtë.
Duke i kujtuar me mall e pikëllim por me shumë krenari të rënët për liri, kryetari Haskuka i uroi të gjithë qytetarët e Republikës, për këtë ditë të çmuar.