Republika e Kosoves

Prizren

Diskutime publike me qytetar për zonat urbane në lagje të ndryshme të qytetit

2018/10/31 - 4:40

Në kuadër të hartimit të Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit, Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë me organizimin e diskutimeve publike me banorët e Komunës së Prizrenit.

Takimi me banorët e lagjes në pjesën e zonës së Industrisë së lehtë do të mbahet me datën 02.11.2018 duke filluar në orën 13:30, ndërsa po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 17:00 mbahet takimi me banorët e zonës së Petrovës. Që të dyja takimet mbahen në Sallën e Kuqe (kati II-të) të ndërtesës së Komunës së Prizrenit.