Republika e Kosoves

Prizren

Diskutohet dhe analizohet me kuvendarë planifikimi i buxhetit për vitin vijues 2021

2020/09/28 - 10:20

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa, Leonora Çerreti kanë mbajtur një takim me shefat e grupeve të kuvendarëve dhe anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Gjatë këtij takimi joformal u diskutua në lidhje me planifikimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, pikë e cila është edhe në rend dite të mbledhjes për Politikë dhe Financa, që do të mbahet të hënën, më 28 shtator.

Në takim kuvendarët shprehën sugjerimet dhe kërkesat e tyre për projekte të ndryshme dhe subvencione, sidomos për zbutjen e efekteve negative të shkaktuara si pasojë të pandemisë.