Republika e Kosoves

Prizren

Dita e tokës në Prizren shënohet me aktivitete të shumta kulturore e mjedisore

2019/04/23 - 1:54

Me rastin e Ditës së Tokës, të dielën më 21 Prill, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Lidhjen e Vëzhguesve Rinia e Kosovës organizon aktivitetin “Pedalo për Ditën e Tokës” në relacion prej 15 km, me fillim dhe mbarim në Sheshin e Lidhjes.

Regjistrimi i pjesëmarrësve do të bëhet nga ora 10:00 deri 11:00 te Sheshi i Lidhjes, ndërsa për pjesëmarrësit me fat do të ketë edhe shpërblime të ndryshme.