Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prizren

Drejtori i ri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, filloi punën në Komunën e Prizrenit

2022/11/04 - 8:44

Sot, zyrtarisht filloi punën si Drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Edmond Hoxha, ku Kryetari Shaqir Totaj e prezantoi para ekipit të kësaj drejtorie.

Hoxha, vjen me një përvojë në institucione publike e private, që ka treguar sukses në menaxhim në të gjitha veprimtaritë që i ka kryer.

Drejtori Hoxha është ekonomist i diplomuar me titull “Master për Administrim Biznesi”, të përfunduar në Vjenë, Austri.

Kryetari Totaj i dëshiroi mirëseardhje z. Hoxha në ekip, duke thënë se ky ekip synim permanent ka lehtësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Prizrenit.