Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale hapi fushatën “16 Ditë Aktivizim kundër dhunës në familje”
2024/11/26 - 12:37
Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale organizoi sot hapjen e fushatës “16 Ditë Aktivizim kundër dhunës në familje”, i cili aktivitet synon ta rrisë ndërgjegjësimin dhe ta promovojë angazhimin e institucioneve dhe shoqërisë për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në familje.
Në këtë ngjarje morën pjesë zyrtarë të institucioneve të ndryshme që merren me këtë çështje, duke përfshirë autoritete të drejtësisë, policisë, shëndetësisë, arsimit, qytetarë dhe organizata të tjera të angazhuara në mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.
Kjo fushatë, ka qëllim ta ngrejë zërin për t’i mbështetur të gjithë ata që përballen me dhunën dhe të nxisë veprime të koordinuara për ta luftuar këtë dukuri të dëmshme.