Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prizren

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar impelementimin e projektit “Vendosja e Sinjalizimit Horizontal dhe Vertikal”

2020/11/20 - 9:14

Në kuadër të projekti, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ngritjen e sigurisë në trafik, janë duke u ndërruar dhe plotësuar të gjitha shenjat e trafikut dhe i gjithë sinjalizimi horizontal.

Shenjat vertikale janë te tipit “3M Diamond Grade”, të kualitetit më të lartë, ndërsa shenjëzimi është “Termoplastik”, i cili aplikohet për herë të parë në Prizren!

Po ashtu, në kuadër të këtij projekti, Drejtoria për Shërbime Publike së shpejti do të fillojë edhe implementimin e sinjalizimit ndriçues.

Komuna e Prizrenit do të vazhdojë punën për përmirësimin e sigurisë në trafik, duke vendosur pajisje bashkëkohore dhe kualitative