Republika e Kosoves

Prizren

Drejtoritë raportojnë para kryetarit dhe qytetarëve të komunës sonë

2018/12/08 - 5:54

Në mbledhjen e bordit të drejtorëve të mbajtur sot në sallën e mbledhjeve në Shtëpinë e Bardhë, drejtorët komunalë raportuan rreth realizimit të projekteve, buxhetit dhe të hyrave vetanake në drejtoritë e tyre.
Në mbledhje gjithashtu u paraqitën sfidat dhe projektet të cilat kanë ngecur për arsye të ndryshme, si dhe listimi i rezultateve kryesore nëpër drejtori.
Si arsyet kryesore për problemet e paraqitura, janë vlerësuar të jenë mos rishikimi i buxhetit, projektet e trashëguara të paplanifikuara mirë dhe pezullimi i lejeve ndërtimore, që e ka penguar Komunën të lëshojë leje përgjatë gjysmës së parë të këtij viti.
Pavarësisht këtyre problemeve, inkasimi i të hyrave vetanake përgjatë këtij viti është vlerësuar tejet i kënaqshëm.
Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, duke i përgëzuar drejtorët për punën e deritashme, ka kërkuar gjithashtu nga secili raportin vjetor të punës, në mënyrë që në fund të vitit të bëhet prezentimi i të gjitha projekteve të realizuara.