Republika e Kosoves

Prizren

Edhe një objekt pa leje ndërtimore

2018/06/07 - 2:13

Drejtoria e Inspektoriateve ka ndaluar punimet në një tjetër objekt banesor. Objekti në fjalë kishte leje për dy kate bodrum, katin përdhesë dhe katër kate banim (2B+P+4), mirëpo i njejti nuk e ka respektuar këtë leje dhe ka vazhduar ndërtimin edhe për tri kate shtesë duke tejkaluar lejen ndërtimore.

Komuna e Prizrenit, edhe njëherë i njofton të gjithë kompanitë ndërtimore, që nuk do të lejohet vazhdimi i punimeve pa leje.