Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prizren

Ekonomia dhe Arsimi në fokus të kryetarit z. Mytaher Haskuka dhe ambasadorit të Hungarisë z. Jozsef Bencze

2020/11/12 - 4:01

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka pritur në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, József Bencze, me të cilin biseduan për bashkëpunimin e Komunës së Prizrenit me ambasadën hungareze dhe mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi, sidomos në ekonomi dhe në arsim.

Gjatë këtij takimi, kryetari Haskuka dhe ambasadori Bencze po ashtu diskutan për mundësinë e binjakëzimit të Prizrenit me qytetet e Hungarisë dhe themelimin e një konsullate nderi të Hungarisë në Prizren.

Me këtë rast, kryetari Haskuka falënderoi ambasadorin hungarez për 75 bursat e ndara nga shteti i tyre për studentët kosovarë dhe për pajisjet mjekësore të ofruara nga qeveria hungareze në luftën kundër pandemisë.