Republika e Kosoves

Prizren

Emërohet nënkryetari i komunës së Prizrenit

2022/01/10 - 12:30

Kryetari i komunës z. Shaqir Totaj, sot ka filluar me emërimet politike në kabinetin e tij.

Kujtim Gashi është emëruar nënkryetar i Komunës.

Kujtim Gashi, ka mbajtur pozita të rëndësishme në nivel qendror e lokal, ka përvojë politike mbi 20 vjeçare.  Po ashtu, është njohës i mirë i politikave lokale, duke qenë asamblist për tre mandate, kryesues për një mandat dhe ka gjashtë vite përvojë pune në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Gashi, ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përvoja e tij shumë vjeçare në politikë, profesionalizmi i tij dhe njohja e politikave lokale e bëjnë Kujtim Gashin të denjë për këtë pozitë dhe ai do të jetë vlerë e shtuar në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit.