Republika e Kosoves

Prizren

Familjet që kanë fëmijë jetimë mund të aplikojmë për mbeshtetje mujore

2020/06/18 - 5:10

Qatar Charity – Kosova do të ofrojë ndihmë mujore për familjet të cilët kanë jetimë/a (pa babë), e që janë të lindur nga viti 2005-2020.
KJO NDIHMË VLEN VETËM PËR JETIMË TË CILËT NUK KANË APLIKUAR ME PARË!
Të gjithë ata që dëshirojnë që të aplikojnë për këtë mbështetje, mund të kontaktojnë në Qendrën e Thirrjeve – Alo Komuna, në Viber & WhatsApp në numrin +383 45 119 200.
Për t’u informuar për dokumentet e nevojshme dhe përfundimin e aplikimit, më pas Alo Komuna do t’ju drejtojë tek Qatar Charity – Kosova.
Aplikimet mund të bëhen deri më 29.06.2020!