Republika e Kosoves

Prizren

Fillimi i vitit të ri shkollor i kënaqshëm dhe premtues për arritje dhe nxënje cilësore

2020/09/23 - 10:57

Drejtoria Komunale e Arsimit, ka pranuar raportet e zyrtarëve të arsimit mbi procesin e regjistrimit të nxënësve në klasa të dhjeta.
Në bazë të këtij raporti, gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka marrë lëvdata për punën e kryer gjatë këtij procesi, duke respektuar të gjitha procedurat e konkursit sipas vendimit të MASH.
Gjithashtu, në Testin e Maturës Shtetërore, 93% i nxënësve të gjimnazit “Gjon Buzuku” kanë kaluar testin, duke treguar sukses si në nivelin lokal ashtu edhe në nivel qendror.