Republika e Kosoves

Prizren

Filloi edicioni i tretë i Panairit Tradicional të Grave Zejtare

2024/06/28 - 9:50

Organizuar nga Oda e Prizrenit me partnerin Handwerkskammer (HWK) Koblenz të Germanisë, sot filloi edicioni i tretë i Panairit Tradicional të Grave Zejtare, ku po marrin pjesë mbi 60 gra që merren me punë unike artizanale.

Në mesin e mysafirëve të shumtë ishte edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde i cili së bashku me Kryetarin Shaqir Totaj vlerësuan këtë ngjarje të rëndësishme, duke u zotuar për mbështetje të mëtutjeshme për organizime të këtilla.