Republika e Kosoves

Prizren

Fillon vaksinimi i stafit mjekësor primar e sekondar në komunën tonë

2021/04/02 - 9:32

Pas pranimit të 1270 vaksinave kundër Covid-19 , sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ka filluar vaksinimi i stafit mjekësor të Spitalit Regjional të Prizrenit, i cili do të pasojë me stafin mjekësor të shëndetësisë primare dhe të sektorit privat.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj ishin në QKMF për të parë nga afër procesin e vaksinimit që po realizohet nga 21 mjekë dhe infermierë të shëndetësisë primare, që janë trajnuar për dhënien e këtyre vaksinave.

Duke njoftuar se sipas kërkesës së IKSHP-së, ky kontingjent i vaksinave është i dedikuar vetëm për stafin shëndetësor, kryetari Haskuka bëri të ditur se si shëndetësi primare, Komuna e Prizrenit ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe është e gatshme për ofrimin e vaksinave edhe për qytetarë, në bazë të kategorisë së rrezikshmërisë, pasi që vaksinat të dorëzohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Kryetari Haskuka, me këtë rast falënderoi gjithë stafin e QKMF-së, përkatësisht të shëndetësisë primare në Prizren për angazhimin e pandalur gjatë gjithë periudhës së pandemisë