Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prizren

Ftojmë bizneset që të aplikojnë në “Panairin Nacional të Punës dhe Karrierës 2020”

2020/11/18 - 9:47

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik fton bizneset që operojnë brenda Komunës së Prizrenit, që të aplikojnë për t’u bërë pjesëmarrës në “Panairin Nacional të Punës dhe Karrierës 2020”, i cili për herë të parë këtë vit organizohet në mënyre virtuale (online).
Përparësi për pjesëmarrje në këtë panair do të kenë kompanitë apo bizneset private, që ofrojnë tre apo më shumë pozita të lira pune dhe mundësi të punës praktike.
Për ta konfirmuar pjesëmarrjen e kompanisë suaj në “Panairin Nacional të Punës dhe Karrierës 2020”, informatat tuaja duhet t’i përcjellni në e-mail adresën e Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik – dtzhepz@gmail.com.
Kompanitë që dëshirojnë të jenë ekspozues në “Panairin Nacional të Punës dhe Karrierës 2020”, do pranojnë një link përmes së cilit mund të krijojnë një llogari personale dhe të kenë qasje në platformën virtuale. Krahas kësaj, kompanitë do të pranojnë pranojnë edhe udhërrëfyesin për përdorim të platformës dhe menaxhimin e materialeve promovuese brenda stendës së secilës kompani.
Afati i fundit për konfirmim e pjesëmarrjes suaj si ekspozues në këtë panair është 20.11.2020 në ora 11:00.