Republika e Kosoves

Prizren

Ftojmë qytetarë që të aplikojnë ndërtimin e shtëpive (Pika Jashtë)

2022/01/21 - 5:27

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale fton qytetarët e komunës së Prizrenit që të aplikojnë në thirrjen e kësaj drejtorie për të përfituar nga projekti për ndertimin e shtëpive (Pika Jashtë).

Nga ky projekt do të mbështeten familjet skamnore pa strehim dhe ato me shtëpi të dëmtuara nga vjetërsia.

Pyetësori i plotësuar dhe dokumentet (dëshmitë) për vërtetimin e gjendjes së banimit, duhet të dorëzohen në sportelet e administratës komunale, nga sot 24.01.2021, deri më 25.02.2022.

Pyetësorin për aplikim e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/uploads/sites/26/2021/01/File.pdf