Republika e Kosoves

Prizren

Gjoba për cenuesit e hapësirave publike në qytet

2018/07/10 - 11:52

Drejtoria e Inspektorateve lëshon urdhëresë për të gjithë qytetarët, për ndalimin e vendosjes së çfarëdolloj posteri apo materiali propagandues, nëpër sheshet publike, mure të objekteve, drunj, trotuare dhe hapësirat e tjera publike, pa leje të organit kompetent.

Specifikisht, është shqetësuese ngjitja e posterave në drunj, pasi që përveçse me këto veprime po bëhet ndotja dhe shëmtimi i ambientit, po shkaktohet edhe dëmtimi i drunjve shumëvjeçarë të qytetit.

Drejtoria e Inspektorateve parasheh gjoba për të gjithë ata të cilët kryejnë veprime të tilla që bien ndesh me dispozitat ligjore në fuqi.