Republika e Kosoves

Prizren

Impianti i ujërave të zeza në funksion të ruajtjës së mjedisit jetësor

2021/06/08 - 8:37

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi vizituan investimin më të madh për mbrojtjen e ambientit në Kosovë: impiantin e ujërave të zeza në fshatin Vlashnje.

Me këtë rast kryetari Haskuka deklaroi se ky projekt është financuar nga Komuna e Prizrenit, Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe është i parë i llojit të tillë në Kosovë.

“Impianti ka hyrë në funksion në dhjetor 2020 me një kapacitet prej 510 m3 në orë dhe deri më tani janë trajtuar rreth 3.2 milionë metër në kub ujë, i cili tanimë në Lumbardh derdhet i pastruar.”, tha kryetari Haskuka.

Ai po ashtu deklaroi se Komuna e Prizrenit do t’i vazhdojë investimet në projektet që e mbrojnë natyrën.