Republika e Kosoves

Prizren

Infrastruktura nëntokësore dhe asfaltimi i rrugëve prioritet yni theksoi kryetari z. Mytaher Haskuka

2018/07/12 - 3:15

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Levent Kasemi, sot inspektuan punimet në rrugën “Ahmet Prishtina” dhe “Flamuri”.

Punimet në rrjetin e kanalizimit në këtë rrugë kanë përfunduar dhe tashmë ka filluar faza përfundimtare e intervenimeve me shtruarje të asfalltit.

Investimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve Publike do të vazhdojnë me intensitet të lartë dhe në secilin cep të komunës.