Republika e Kosoves

Prizren

Jetësimi i ambientit dhe eleminimi i deponive ilegale moto: “ Ta Pastrojmë Prizrenin “

2020/06/03 - 5:36

Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Komuna e Prizrenit do t’i bashkëngjitet fushatës globale “Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global.
Fushata “Ta Pastrojmë Kosovën 2020” do të zhvillohet në përputhje me situatën dhe rrethanat e krijuara nga pandemia COVID-19, duke mos e rrezikuar shëndetin e askujt, andaj të gjitha aktivitetet të cilat do të zhvillohen në kuadër të kësaj fushate do të jenë nën respektimin dhe zbatimin e plotë dhe të përpiktë të të gjitha masave të sigurisë.
Aktiviteti do të mbahet në brigjet e liqenit të Vërmicës të premtën më 5 qershor duke filluar nga ora 10:00.
Transporti do të organizohet nga Komuna ku nisja do të bëhet në ora 09:20 nga objekti i administratës së Komunës në rrugën “Remzi Ademaj”.
Të gjithë qytetarët vullnet mirë janë të mirëseardhur për t’iu bashkëngjitur këtij aktiviteti për pastrim të ambientit.