Republika e Kosoves

Prizren

Jetësisht nderojmë dëshmorët

2018/06/12 - 11:01

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, shoqatat e dala nga lufta, përfaqësues të FSK-së dhe qytetarë të tjerë, sot bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Pas homazheve u vënë kurora edhe në shtatoret e dëshmorëve, Ismail Kryeziu, Pal Palucaj, Xhevat Berisha, Ismet Kumanova dhe Remzi Ademaj.