Republika e Kosoves

Prizren

Kalendari i dëgjimeve publike për përgatitjen e buxhetit të komunës së Prizrenit për vitin 2025

2024/07/04 - 11:17

Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit, Statutit të Komunës së Prizrenit Nr. 01/011-5643 të 15 tetorit 2008, Udhëzimi Administrativ (MAPL) Nr.04.2023 për Administratë të Hapur, kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, në koordinim me Zyrtarët dhe Drejtorët e Drejtorive Komunale, në bashkëpunim me Zyrën për Komunikim me Publikun, kanë hartuar kalendarin e dëgjimeve buxhetore me qytetarë për përgatitjen e buxhetit për vitin 2025.

Dëgjimi Publik në Reqan (me banorë të rajonit të Zhupës). 18 (korrik) 2024. Objekti i shkollës fillore në Reqan. Ora 17:30.

Dëgjimi Publik në Korishë (Malësi e Re, Lubizhdë, Skorrobisht dhe Gërnqar). 18 (korrik) 2024. Objekti i shkollës fillore në Korishë. Ora 19:30.

Dëgjimi Publik në Gjonaj (me banorë të rajonit të Hasit). 22 (korrik) 2024. Objekti i shtëpisë së kulturës në Gjonaj: Ora 17:30.

Dëgjimi Publik në Piranë (Piranë, Zojz, Medvec, Landovicë, Arbanas, Krushë e Vogël, Randobravë). 22 (korrik) 2024. Objekti i shkollës fillore në Piranë 19:00.

Dëgjimi Publik në Velezhë (Shpenadi, Caparc, Trepeticë, Serbicë e Epërme dhe Novakë). 22 (korrik) 2024. Objekti i shkollës fillore në Velezhë. Ora:20:15.

Dëgjimi Publik në Zhur (Zhur, Vërmicë, Shkozë, Dobrusht). 23 (korrik) 2024. Objekti i shkollës fillore në Zhur. Ora:18:00.

Dëgjimi Publik në Vlashnje (Hoçë e Qytetit, Jeshkovë, Malesi e Vërrinit, Poslisht, Billushë, Vlashnje, Kobaj, Grazhdanik, Atmaxhë). 23 (korrik) 2024. Objekti i shkollës fillore në Vlashnje. Ora 19:30.

Dëgjimi buxhetor me gra (buxhetimi gjinor), të rinjë, pensionistët dhe OJQ . 08 (gusht) 2024. Salla e mbledhjeve-Shtëpia e Bardhë. Ora 18:00.

Dëgjimi me grupet e interesit (Biznese, Fermerët, Afarist etj). 08 (gusht) 2024. Salla e mbledhjeve-Shtëpia e Bardhë. 19:00.

Dëgjimi i përgjithshëm-përfundimtarë me qytetarë dhe kryetar të këshillave të fshatrave dhe lagjeve.09 (gusht) 2024. Salla e mbledhjeve-Shtëpia e Bardhë. Ora: 10:00.

Informata për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e Komunës së Prizrenit mund t’i gjeni edhe në këto vegza: Webfaqja zyrtare e komunës: https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/ dhe https://kk.rks-gov.net/prizren/category/degjimet-publike/ .

Kalendarin në katër gjuhë mund ta gjeni në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2024/07/Kalendari-Njoftimet-per-degjime-buxhetore-publike-per-buxhetin-e-vitit-2025-Shq-Bosh-Tur-Rom-PDF-SCAN-Final.pdf