Republika e Kosoves

Prizren

Komiteti për Politikë dhe Financa fillon sesionin pranveror të punës.

2019/01/31 - 11:08

Në mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës së propozuar;
3. Informatë mbi raportin e punës dhe raportin financiar të Kompleksit për Kulturë dhe Zhvillim “Europa” për periudhën janar-dhjetor 2018;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit për Transparencë në Komunë, për vitin 2019;
5. Informatë mbi raportin financiar për Politikat Zhvillimore për lloto I-K.F. “Liria”, lloto II-K.B. “Bashkimi” dhe lloto III- Teatri i qytetit “Bekim Fehmiu” , për vitet: 2015, 2016, 2017 dhe 2018;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit lokal të veprimit për përfshierjen e komuniteteve: rom, ashkali dhe egjiptian të Komunës së Prizrenit, për periudhën 2019-2023.

Me rekomandimin e KPF-së, pikat 3, 4, 5 dhe 6 do të jenë në rend dite të mbledhjes së së rregullt të XIII-të (trembëdhjetë) të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila do të mbahet më 31 janar 2019 (e enjte). Përpos këtyre KPF-ja ka propozuar që në rend dite të kësaj mbledhjeje të futen edhe këto pika:

• Propozim-vendimi për lidhjen e marrëveshjeve me bashkësitë fetare për mbulimin e shpenzimeve të varrimit;
• Shqyrtimi i Rekomandimit për emërtimin e “Majës së Vertopit” me emrin e gjeneralit gjerman Fritz Von Korff.

Po ashtu në mbledhje është dhënë Rekomandim për Drejtorinë e Bujqësisë dhe kryetarin e Komunës për hapjen e zyrës së trajnimit, vetëdijesimit dhe hartimit të planeve bujqësore për bujqtë e komunës së Prizrenit.