Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prizren

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhes

2022/11/25 - 11:45

Udhëhequr nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Antigona Bytyqi, është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ku janë shqyrtuar pika të rendit të ditës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt – Rregullores për transportin rrugor në territorin e Komunës së Prizrenit;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për lejimin e ndarjes së mjeteve për projektet me participim me fermerë në Komunën e Prizrenit;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për anulimin e vendimit nr. 001/011-62928, të datës 29 prill 2022, për lejimin e ndarjes së mjeteve financiare për subvencionimin e qendrës sportive “Sezai Surroi”, të Komunës së Prizrenit;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për fillimin e hartimit të planit rregullues të hollësishëm “Zona e parkut për industri të lehtë në Prizren-Parku i Biznesit” sipas Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit;
5. Informatë mbi ndarjen e subvencioneve nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, për vitin 2022;
6. Informatë mbi ndarjen e subvencioneve nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,
për vitin 2022;

Ndërsa, pika Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt – Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) nuk ka kaluar.

Rekomandimet e dhëna nga anëtarët e KPF-së dhe të gjitha pikat do të jenë në rend dite në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 01 dhjetor 2022.