Në këtë mbledhje, të thirrur nga Kryesuesja znj. Antigona Bytyqi, u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2023, si dhe parashikimet për vitet 2024 dhe 2025;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim për raste të veçanta – Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për lejimin e riparcelimit të zonës së parkut për industri të lehtë në Prizren – “Parku i Biznesit” sipas hartës zonale të Komunës së Prizrenit (HZK);
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Rregullores mbi trajtimin e mënyrës së shfrytëzimit të hapësirës publike të qytetit dhe zonës historike të Prizrenit;
6. Informatë rreth raportit të punës së njësisë për menaxhimin e burimeve njerëzore (zyra e personelit), për periudhën janar-shtator 2022;
Përpos këtyre pikave KPF-ja ka propozuar që në rend dite të futen edhe këto 3 pika:
1. Informatë-diskutim rreth ndërtimeve në “Pasha Qeshme”;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2023;
3. Informatë për fillimin e vitit shkollor 2022-2023 DKA – Prizren.
Me rekomandim të KPF-së të gjitha këto pika do të jenë në rend dite në mbledhjen e IX (nëntë) të rregullt të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet të enjten, më 22 shtator 2022.