Republika e Kosoves

Prizren

Komiteti për Politikë e Financa përgatitë rendin e punës për seancën vijuëse të kuvendit

2020/06/30 - 4:30

Në mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për anëtarësim në Unionin e Bashkive Shqiptare në rajon;
3. Shqyrtimi i raportit vjetor, janar – dhjetor 2019, të Komisionit Komunal të Aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Lokale KRM “Ekoregjioni” SH.A. – Prizren;
4. Shyrtimi dhe miratimi i propozim-Rregullores komunale mbi mënyrën e menaxhimit dhe shfrytëzimit të objekteve sportive, kulturore dhe rinore publike;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Statutit të Teatrit të qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” – Prizren;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore komunale  (KAB)  2021 – 2023;
7. Informatë, rreth Raportit financiar të realizimit të buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2019;
8. Informatë për performancën e Komunës së Prizrenit dhe për projektet e mbështetjes financiare nga MAPL dhe institucionet tjera;
9. Informatë e Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Shkencës, për procesin mësimor gjatë kohës se Pandemisë COVID/19;
10. Informatë e Shtabit Emergjent, për menaxhimin e situates gjatë kohës së Pandemisë COVID/19
11. Informatë – Raport, rreth gjendjes së linjave të transportit rrugorë për udhëtarë në Komunën e Prizrenit, si dhe diskutim për mundësinë e subvencionimit të operatorëve të transportit rrugorë;
12. Shqyrtimi i raportit të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit;
Me rekomandimin e KPF-së, pikat 2, 3, 5, 6, 7, 11 dhe 12 do të jenë në rend dite të mbledhjes së II-të (dytë) të rregullt për vitin 2020 të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila do të mbahet më 2 korrik 2020.
Përpos këtyre, KPF-ja propozoi që nga rendi i ditës së kësaj mbledhjeje të largohen pikat 4, 8, 9 dhe 10 dhe të futen këto tri pika të reja:
-Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për pagesën me këste të taksës administrative për lëshimin e lejes ndërtimore;
-Shqyrtimi dhe miratimi i Plani i Punës për barazi gjinore 2020-2030, i Komunës së Prizrenit;
-Shqyrtimi dhe miratimit i propozim-vendimit për ndryshimin – plotësim e vendimit Nr. 001/011-82536 të datës 31 maj 2018, për formimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale KRM “Ekoregjioni” SH.A.