Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prizren

Komiteti për Politikë e Financa përgatiti rendin e punës për mbledhjen e KK-së që do të mbahet më 19 nëntor 2020

2020/11/17 - 6:47

Në mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të datës 28 shtator 2020;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2021 si dhe parashikimi për vitet 2022 dhe 2023;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi dhënien e pronës komunale në shfrytëzim për rastet e veçanta (KEDS-it);
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për caktimin e normave tatimore pěr tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2021;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit komunal të aksionareve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”- Prizren;
7. Informatë mbi ndarjen e Subvencioneve të ndara nga DPMS-ja, DKRS-ja;
8. Raporti i punës i Zyrës – Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi giinore;
9. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për votimin e Komisionit për përzgjedhjen e Drejtorëve të Institucioneve edukative-arsimore dhe aftësuese në Komunën e Prizrenit;
10. Informatë reth raportit të realizimit të buxhetit të Komunës së Prizrenit për periudhën janar-qershor dhe janar-shtator 2020;
11. Diskutim rreth raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Prizrenit për vitin 2019;
12. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen e ankandit-tenderit publik për dhënien në shfrytëzim me qira të pronës komunale objekteve-lokaleve si dhe hapësirës publike me afatshkurtër dhe formimin e komisionit vlerësues dhe komisionin e ankesave;
13. Rishqyrtimi i vendimit Nr. 001/011-103897, për vënien në shqyrtim publik të hartës zonale të Komunës së Prizrenit (HZK) 2020-2028;
14. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për faljen e një pjese të obligimeve të krijuara për taksa komunale për biznese, taksa për shfrytëzimin e pronës komunale dhe hapësirave publike (pikë e ri-emërtuar).
KPF-ja rekomandoi që nga rendi i ditës së mbledhjes së V-të (pestë) të rregullt për vitin 2020 të Kuvendit të Komunës së Prizrenit të largohen pikat 4, 6, 9,12 dhe 13, ndërkaq pikat tjera të jenë në rend dite të kësaj mbledhjeje, e cila do të mbahet më 19 nëntor 2020 (e enjte)