Republika e Kosoves

Prizren

Komiteti për Politikë e Financa përgatiti rendin e punës për mbledhjen e kuvendit e cila mbahet më 25 shkurt 2021

2021/02/23 - 3:00

Në mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për marrjen e huas- kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH);
  2. Informatë rreth raportit të punës të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit, për periudhën: qershor 2020 -janar 2021;
  3. Informatë rreth raportit të punës të Kompleksit për Kulturë dhe Zhvillim “Europa” për periudhën janar – dhjetor 2020;
  4. Informatë rreth raportit mbi subvencionimin e bizneseve dhe OJQ-ve, të Komunës së Prizrenit, veprimtaria e të cilave ka qenë e ndaluar apo kanë pasur rënie të aktivitetit ekonomik si pasojë e Pandemisë COVID-19;
  5. Informatë mbi ndarjen e bursave për nxënësit dhe studentët nga Komuna e Prizrenit për vitin 2020;
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi dhënien e pronave komunale në shfrytëzim afatshkurtër organizatave të shoqërisë civile dhe themelimin e Komisionit Vlerësues.
  7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit të Ankesave;
  8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim-qera të objekteve lokaleve pronë komunale dhe hapësirave publike si dhe formimi i Komisionit Vlerësues.

KPF-ja rekomandoi që në rendin e ditës së mbledhjes së II (dytë) të rregullt për vitin 2021 të Kuvendit të Komunës së Prizrenit të shtohen edhe pikat, “Propozim për plotësim ndryshimin e vendimit Nr.001/011-43369 -të dt 29.05.2020 për lirimin nga pagesa e qirasë dhe taksave për bizneset në Komunën e Prizrenit për periudhën gjashtë (6) mujore (mars-gusht 2020) për shkak të situatës së pandemisë COVID/19” dhe “Propozim për ndarjen e titullit “Nder i Qytetit” (Post Mortum) për Shaban Bobaj”. Po ashtu KPF rekomandoi që pikat tjera të jenë në rend dite të mbledhjes së Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 25 shkurt 2021 (e enjte)