Republika e Kosoves

Prizren

Komuna debaton me grupe të interesit dhe qytetar subvencionet që do të ndahen këtë vit në fushën e kulturës rinisë dhe sportit

2020/10/16 - 5:39

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) sot ka organizuar një takim me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, shoqërive kulturore dhe klubeve sportive që veprojnë në komunën e Prizrenit.

Në këtë takim, që u mbajt në hapësirat e Administratës Komunale, drejtoresha e DKRS-së Emilija Redzepi njoftoi pjesëmarrësit në lidhje me programin e Komunës së Prizrenit për subvencionimin e OJQ-ve dhe individëve, fushëveprimi i të cilëve është i fokusuar në aktivitetet e kulturës, rinisë dhe sportit.

Duke i shpalosur detajet e mënyrës së aplikimit dhe kriteret e kërkuara, drejtoresha Redzepi inkurajoi të gjithë pjesmarrësit që të aplikojnë për të përfituar nga kjo mbështetje financiare.

Për më shumë, kriteret e kualifikimit, dokumentet që duhet të dorëzohen për të aplikuar, si dhe formularin për aplikim dhe deklaratën mbi financimin e dyfishtë për këtë thirrje mund të gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/thirrje-publike-subvencionimi…/

Afati i fundit për aplikim është 23 tetor 2020.