Republika e Kosoves

Prizren

Komuna dhe KFOR-i në shërbim të sigurisë dhe ngritjes së mirëqenies për qytetarët

2018/07/10 - 2:11

Kryetari Mytaher Haskuka ka pritur sot në takim komandantin e MNBG-W, Ruggero Cucchini, ku përfshihet edhe komuna e Prizrenit.

Kryetari gjatë këtij takimi e ka njoftuar komandantin Cucchini për gjendjen e sigurisë në komunën e Prizrenit si dhe për projektet të cilat janë duke u implementuar dhe ato të cilat pritet të jetësohen.

Bashkëpunimi me forcat e KFOR-it, qoftë në nivel institucional apo me popullatën, gjithmonë ka qenë i shkëlqyeshëm. Me KFOR-in kemi realizuar shumë projekte në të kaluarën dhe po kështu do të jemi në dispozicion edhe të komandës së re.