Republika e Kosoves

Prizren

Komuna dhe KFOR-i, së bashku për sigurinë publike dhe shërbime efikase

2022/05/20 - 2:34

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot ekipin këshillues për siguri dhe bashkëpunim të Shtabit të përgjithshëm të KFOR-it, në krye me komandantin Marcus.

Gjatë këtij takimi u vlerësua situata e sigurisë dhe shërbimet e ofruara nga KFOR-i, si dhe, të dyja palët, u zotuan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen. Me këtë rast, Kryetari Totaj i falënderoi ata për gatishmërinë dhe aktivitetet me të cilat kanë krijuar klimë të qetë dhe stabile në Prizren.