Republika e Kosoves

Prizren

Komuna dhe UNDP-ë së bashku për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe projekte inovative

2022/01/20 - 11:51

Kryetari i komunës z. Shaqir Totaj më bashkëpunëtor, priti në takim pune, Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese Rezidente e UNDP në Kosovë, Z. Arsim Aziri, Menaxher i Programit për Zhvillim Ekonomik në ADA, Znj. Enisa Serhati, Menaxhere e Portofolios për Zhvllimi Gjithëpërfshirës dhe Qëndrueshmëri ndaj Klimës, Znj. Xheva Berisha Rexhepi, Menaxhere e Projektit, dhe Znj. Merita Koqi, Koordinatore e Qendrës për Zhvillim të Gjelbër.

Qëllimi i takimit ishte të informohemi për projektet që po zhvillohen në Komunën tonë në partneritet me UNDP-në, konkretisht, projektet për mbështetjen e Prizrenit të qëndrueshëm dhe për projektet për fuqizimin e veprimeve lokale për klimën.

Po ashtu biseduam për zhvillimin e projekteve të reja në Prizren, për bashkëpunimet në të ardhmen për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe projekte inovative.

Kryetari Totaj, i siguroi përfaqësuesit nga UNDP-ë, se me qeverisjen tonë, do të kenë bashkëpunim dhe do të jemi partner në implementimin e projekteve për të mirën e qytetarëve