Republika e Kosoves

Prizren

Komuna diskuton reduktimin e emetimeve të përgjithshme të gazrave serrë (GHG)

2019/06/14 - 3:22

Në objektin e Administratës Komunale është mbajtur takimi i grupit punues të projektit “Mbështetje për Prizrenin e Qëndrueshëm – Iniciativa NAMA Urbane (Nationally Appropriate Mitigation Actions)”, i realizuar në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit dhe UNDP-së, i cili ka për qëllim përgatitjen e qytetit të Prizrenit për reduktimin e emetimeve të përgjithshme të gazrave serrë (GHG), kontribuimin në krijimin e kushteve të shëndetshme të jetesës urbane dhe arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm.
Pjesë e këtij takimi ishte drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Levent Kasëmi, përfaqësuesit komunalë, të UNDP-së, të OJQ-ve, Universitetit të Prizrenit, si dhe pjesëmarrës të tjerë të projektit. Gjatë këtij takimi u prezantua qëllimi i projektit nga Xhevrije Berisha, menaxhere e projektit nga UNDP, ndërkaq palët parashtruan pyetje dhe u informuan për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me projektin.