Republika e Kosoves

Prizren

Komuna e gatshme të jetësoi transparencë kualitative në gjithë vendimmarrjen e saj

2019/02/01 - 11:34

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e XIII-të e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, z. Artan Abrashi.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja paraprake dhe miratimit të rendit të ditës, mbledhja vazhdoi me pyetjet dhe ngritjen e çështjeve të ndryshme nga ana e kuvendarëve.

Më pas seanca vazhdoi me këto pika të rendit të ditës:

-Informatë, mbi raportin e punës dhe raportin financiar të Kompleksit për Kulturë dhe Zhvillim “Evropa” për periudhën janar- dhjetor 2018;
– Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit për Transparencë në Komunë, për vitin 2019 (u miratua);
– Informatë, mbi Raportin financiar për Politikat Zhvillimore për lloto I-K.F. “Liria”
lloto II-K.B. “Bashkimi” dhe lloto III-Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu”, për vitet: 2015,
2016, 2017 dhe 2018;
– Shqyrtimi dhe miratimi i Planit lokal të veprimit për përfshirjen e komuniteteve: rom, ashkali dhe egjiptian të Komunës së Prizrenit, për periudhën 2019-2023 (u miratua);
– Shqyrtimi i propozim-vendimit për lidhjen e marrëveshjes me bashkësitë fetare të
Komunës së Prizrenit, për mbulimin e shpenzimeve të varrimit; (është shtyer për një seancë tjetër) dhe
-Shqyrtimi i propozimit për emërtimin e e pjesës të majës së malit, në vendin e quajtur “Vrtop”, me emrin e gjeneralit gjerman, Fritz Von Korff (është vendosur që ky propozim t’iu drejtohet ministrisë përkatëse të Qeverisë së Kosovës).