Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prizren

Komuna e Prizrenit dhe Fondacioni Jahjaga nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

2022/11/23 - 4:31

Komuna e Prizrenit dhe Fondacioni Jahjaga nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e mekanizmave për ofrimin e mundësive dhe hapësirave për realizimin e fazës së mentorimit/praktikës në bashkëpunim me drejtoreshat komunale, konkretisht, gjatë një muaji 2 vajza do ta kenë mundësinë të punojnë dhe mësojnë nga 2 drejtoresha të Komunës së Prizrenit.
Komuna e Prizrenit, ndër prioritetet e veta ka fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri, në të gjithë sektorët.
Ndërkaq, Fondacioni Jahjaga, përmes programit të grave në politikë, në vazhdimësi kontribuon në promovimin dhe fuqizimin e rolit të gruas në këtë fushë.
Në këtë program, gjithashtu, fokus i veçantë i kushtohet rinisë, me theks inkurajimin dhe fuqizimin e vajzave të reja të cilat kanë aspirata të zhvillimit të karrierës në politikë.