Republika e Kosoves

Prizren

Komuna e Prizrenit dhe USAID-i punëtori për Buxhetin komunal !

2011/05/23 - 12:00

Projekti për komuna demokratike dhe efektive, është financuar nga USAID me
qëllim te ngritjes se mëtutjeshme te kapaciteteve profesionale te zyrtareve
komunal ne procesin e buxhetimit si dhe ne përmirësimin e pjesëmarrjes se
qytetareve ne dëgjimet publike për buxhet.

Ekipi i DEMI mbajti një punëtori me prezantime interaktive per planifikim me
kualitativ te buxhetit pikërisht ne kohen e planifikimit te buxhetit komunal për
vitin 2012.

Zyrtaret e administratës, zyrtari për Informim, zyrtari për Barazi Gjinore,
zyrtari për Rini dhe Shefi i Financave ishin pjese e punëtorisë me qellim te
fillojnë informimin e qytetareve për buxhetin e vitit 2010 dhe 2011 duke
shfrytëzuar metodat tradicionale dhe bashkëkohore për informim te publikut te
gjere.
Një prej rezultateve te punëtorisë ishte zhvillimi i një Plani te Veprimit për
gjashte muajt e ardhshëm qe do te zbatohet me asistencën e stafit te DEMI dhe qe
përqendrohet ne këto fusha:
–          Informimi I qytetareve ne lidhje me buxhetin 2010, buxhetin e
tanishëm 2011 duke I përzgjedhur grupet specifike dhe përmes kanaleve te
ndryshme
–          Konsultimi dhe marrja e mendimeve te qytetareve për prioritetet për
projekte dhe takimet për qellim konsultimin me qytetare për përgatitjen e
buxhetit 2012 si dhe

–          Skenari për organizim efektiv te dëgjimeve publike për buxhetin si
mjet për te inkurajuar pjesëmarrje sa me te madhe dhe aktive te qytetareve.
Zyrtaret e komunës sonë janë te përkushtuar te marrin mendimet e qytetareve për
projektet prioritare, përfshire edhe kërkesat e publikut te gjer si dhe
përfshirjen e te gjitha komuniteteve ne mënyrë te barabarte ne procesin e
vendim-marrjes për çështje te cilat janë te lidhura direkt me qytetaret.