Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prizren

Komuna e Prizrenit nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me American Advising Center

2022/11/01 - 8:38

Kryetari i Komunës se Prizrenit, Shaqir Totaj, në prani edhe te drejtoreshe se DKA-së Luljeta Veselaj-Gutaj, ka nënshkruar sot Memorandum të Bashkëpunimit me American Advising Center, qendër zyrtare e rrjetit EducationUSA Kosovo themeluar nga Departamenti i Shtetit Amerikan nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Kosovë.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të ofrohen trajnime/punëtori FALAS; “Këshillim për studime në SHBA dhe bursa” për nxënësit e klasave të 10-ta dhe 11-ta të Komunës sonë.

American Advising Center në bashkëpunim me DKA-në do të ndihmojnë nxënësit e Shkollave të Mesme të Prizrenit që të jenë përfitues direkt të programeve dhe aktiviteteve edukative-arsimore.