Republika e Kosoves

Prizren

Komuna edhe këtë vit ndihmon qytetarët në nevojë për shtëpi banimi

2019/01/04 - 9:00

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2019 ka paraparë linjën buxhetore për projektin e ndarjes së materialit ndërtimor dhe ndërtimit të shtëpive.

Ndryshe nga vitet e kaluara, sivjet për herë të parë do të realizohet edhe meremetimi i shtëpive të vjetra dhe të dëmtuara. Projekti do t’i shërbejë familjeve skamnore, që jetojnë në shtëpi të dëmtuara dhe të vjetra.

Aplikimi për të përfituar nga ky projekt është i hapur prej datës 04.01.2019 deri më 31.03.2019, ndërsa aplikuesit duhet të paraqiten personalisht në sportelin numër 4 të Administratës Komunale duke e dorëzuar kopjen e letërnjoftimit.

Pas përfundimit të afatit për aplikim, do të bëhet vlerësimi në terren nga ana e komisionit për t’i përcaktuar përfituesit e projektit.