Republika e Kosoves

Prizren

Komuna jonë dhe Bashkia e Kukësit së bashku për zhvillim ekonomik e turizem

2021/12/30 - 4:49

Kryetari i komunës z Shaqir Totaj kishte kënaqësinë e veçantë të priste në takim vëllazëror kryetarin e Bashkisë së Kukësit, z. Safet Gjici dhe bashkëpunëtorët e tij.
Si dy qytete shumë të afërta do fillojmë bashkëpunimet dhe projektet e përbashkëta për nxitjen e turizmit dhe zhvillimit ekonomik.
Kemi shumë çka të mësojmë dhe t’i japim njëra-tjetrës si dy qytete me histori të lavdishme në etapa të ndryshme të kohës.

Së bashku drejt projekeve me interes publik e qytetar!