Republika e Kosoves

Prizren

Komuna mbështet kërkesat e fermerëve për zhvillimin e bujqësisë në gjithë sektoret e saj

2021/06/10 - 7:16

Së shpejti pritet finalizimi i projektit “Hapja e puseve për ujitjen e tokave bujqësore”, me participim.
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (DBZHR), njofton se projekti ”Hapja e Puseve për Ujitjen e Tokave Bujqësore ”, me participim tanimë është në përfundim e sipër.
Nga ky projekt kanë përfituar gjithsej 40 fermerë, ku është bërë rritja e sipërfaqeve bujqësore në sistemin e ujitjes të tokave bujqësore të tyre.
Projekti është realizuar në bazë të kërkesave të parashtruara nga fermerët, të cilët nuk kishin qasje në sistemin e ujitjes për tokat e tyre bujqësore.